Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot, 26 tetor, në orën 11:00, në sallën C-301, për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare. Pika kryesore është shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin 2026.

Në rend dite janë edhe miratimi i procesverbaleve të mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. Pritet edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Burimi: Periskopi