Premtime për fitime të shpejta dhe të sigurta, një platformë e rreme investimi dhe qindra qytetarë të dëmtuar financiarisht. Ky është skenari i një mashtrimi online që, sipas Policisë, është zhvilluar nga dhjetori i vitit 2025 deri në prill të vitit 2026.

Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale ka ngritur kallëzim penal ndaj një 56-vjeçareje me inicialet M.K. nga Manastiri dhe një 38-vjeçari me inicialet A.S. nga Estonia, nën dyshimin për veprën penale të mashtrimit. Përmes një aplikacioni mobil dhe një kanali me disa qindra abonentë, qytetarët josheshin me premtime për fitime që në fakt nuk realizoheshin kurrë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, të dëmtuarit bindeshin të investonin para në një platformë të rreme në internet, duke pësuar dëme të konsiderueshme financiare. Hetimet për skemën dhe për personat e tjerë të përfshirë vijojnë.

Burimi: Zhurnal.mk