Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajonin e përfshirë në analizën e cituar nga Al Jazeera Balkans, me moshë mesatare 19,4 vjet. Numri i automjeteve të regjistruara pothuajse u dyfishua nga rreth 350 mijë në vitin 2012 në rreth 700 mijë në vitin 2024, por mosha mesatare mbeti pothuajse e njëjtë.
Për çdo 1.000 banorë ka rreth 383 automjete të regjistruara, ndërsa 87,9% e tyre janë më të vjetra se 7 vjet. Për krahasim, mesatarja e Bashkimit Evropian është 12,7 vjet, ndërsa në rajon Kosova ka 18 vjet, Greqia 17,3, Mali i Zi 17,06, Kroacia 14,63 dhe Sllovenia 11,2 vjet.
Shkak kryesor konsiderohet importi masiv i veturave të përdorura nga Gjermania dhe Italia, për shkak të fuqisë së kufizuar blerëse të qytetarëve.
Burimi: Zhurnal.mk



