Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës, ku situata vijon e tensionuar. Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa në zonën e rrugës “Myslym Shyri” disa prej tyre kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të autobotit të ujit. Një pjesë e protestuesve janë futur në rrugicat pranë zonës, në përpjekje për t’i shpëtuar shoqërimeve të policisë, ndërsa ndjekja vijon.
Qarkullimi në rrugën “Myslym Shyri” është bllokuar me koshat e mbeturinave, të vendosur në mes të rrugës. Zhvendosja erdhi pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën para Kryeministrisë. Disa protestues kanë hedhur molotovë edhe drejt autoblindës së policisë, ndërsa efektivët po ndjekin këmba-këmbës protestuesit në rrugica.




Leave a Reply