Prishtina do të mirëpresë më 23-24 tetor edicionin zero të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “LA RREMË”, një platformë e re kulturore kushtuar teatrit bashkëkohor, performancës dhe shkëmbimit artistik. Festivali mban emrin e Muharrem Qenës, një prej figurave më me ndikim në historinë e teatrit në Kosovë, dhe synon ta kthejë kryeqytetin në pikë takimi evropiane për krijuesit e teatrit. Hapja zyrtare bëhet më 23 tetor në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, me shfaqjen “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia” të krijuesit të njohur Mario Banushi.
Burimi: KultPlus



Leave a Reply