Një edukatore është arrestuar në Korçë pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.
Rasti u zbulua pas denoncimit të nënës së fëmijës, e cila vuri re se djali nuk ishte mirë prej disa ditësh dhe, sipas saj, fëmija i tregoi se ishte goditur nga edukatorja.
Policia e Korçës kreu verifikime, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike, dhe më pas e arrestoi edukatoren për keqtrajtim të të miturve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Burimi: Report TV



