Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër 52-vjeçarit me inicialet R.B., nën dyshimin për veprën ‘Rrezikim i sigurisë’. Sipas njoftimit, më 25 maj 2026 ai u kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes një rrjeti social një gruaje dhe një nëpunësi policor. Rasti do të trajtohet nga organet kompetente.

Burimi: Flaka