Megaparku “Butelska oaza”, me sipërfaqe 50.000 metra katrorë, u vu zyrtarisht në përdorim më 30 tetor. Parkun e hapën kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe kryetari i komunës Butel, Darko Kostovski.

Parku ka sipërfaqe të gjelbra, shesh, kënde lojërash për fëmijë, shtigje këmbësorësh dhe zona fitnesi për të gjitha gjeneratat. Për mirëmbajtjen e gjelbërimit është ndërtuar sistem vetjak ujitjeje me ujë teknik.

Vendi ku u ndërtua parku ishte me vite deponi e egër dhe simbol i neglizhencës, ndërsa aty planifikohej ndërtim pallatesh dhe betonizim. Gjorgjievski tha se parku i kërkuar fillimisht ishte 10 herë më i vogël dhe se premtimi nga programi katërvjeçar u realizua që në vitin e parë të mandatit.

Burimi: Nova Makedonija