Një 28-vjeçar nga Gostivari, me inicialet J.A., është kallëzuar penalisht për armëmbajtje të paligjshme. Sipas MPB-së, Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar e ngarkon atë për veprën ‘Prodhim dhe mbajtje e paautorizuar e armëve ose e materieve shpërthyese’. Gjatë bastisjes së kryer më 9 korrik 2026 në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar fishekë.

Burimi: TS / Tetovasot