Tabela rrugore e mirëseardhjes në pikën kufitare Bogorodicë (Gjevgjeli) me Greqinë, ku shkruhet ‘Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut’, përmban mbishkrime vetëm në maqedonisht, anglisht dhe frengjisht — gjuha shqipe është përjashtuar. Portalb pyeti Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, e cila tha se shenja ndodhet në zonën e pikës kufitare në kompetencë të Drejtorisë së Doganave; Drejtoria e Doganave dhe Makedonijapat nuk u përgjigjën deri në publikim. Ky nuk është rasti i parë: dy muaj më parë ndodhi e njëjta gjë në pikën kufitare Tabanoc me Serbinë.
Burimi: Portalb.mk




Leave a Reply