UEFA e ka deleguar gjyqtarin kosovar Genc Nuza si arbitër kryesor për përballjen FC Twente–FC Thun, e vlefshme për fazën e ligës së Conference League, që luhet më 15 tetor në Enschede. Atij do t'i asistojnë Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa, gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti, ndërsa Alban Shala do të jetë në rolin e AVAR-it.

Burimi: telegrafi.com