Amedspor fitoi thellë 5-1 ndaj Eyüpsporit, me Ermal Krasniqin protagonist. Sulmuesi 26-vjeçar zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të me një goditje të bukur me të majtën.
Krasniqi luajti si titullar 55 minuta, para se të zëvendësohej nga trajneri Besnik Hasi. Ai regjistroi 2 goditje drejt portës, 43 prekje të topit, 2 driblime të suksesshme dhe fitoi 7 duele, duke marrë notën 8.3 nga SofaScore.
Me këtë fitore Amedspor rikthehet në vendin e dytë me 23 pikë, vetëm 2 më pak se lideri Galatasaray. Krasniqi këtë sezon ka 1 gol dhe 2 asistime, ndërsa Lumbardh Dellova mungoi në këtë ndeshje për shkak të kartonëve.
Burimi: Telegrafi



