Partia e Demokratëve Europianë (PDE/EDP) ka reaguar pas protestës së djeshme në Tiranë, duke ngritur shqetësim për pretendimet e organizatave kundër torturës mbi përdorimin e tepruar të forcës, keqtrajtimin dhe ndalimet arbitrare të protestuesve gjatë ndërhyrjes së policisë.
Në deklaratën e tyre, Demokratët Europianë dënojnë pa rezerva dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të policisë dhe grave, por nënvizojnë se asnjë akt dhune nuk mund të justifikojë abuzimin me pushtetin apo trajtimin çnjerëzor të qytetarëve nga institucionet shtetërore. Qeverisë së kryeministrit Edi Rama i kërkohet të garantojë hetime të pavarura e të paanshme për të gjitha pretendimet e ngritura, të vendosë para përgjegjësisë personat përgjegjës për shkelje dhe të sigurojë që ndërhyrjet policore të mbështeten në përdorimin e domosdoshëm dhe proporcional të forcës.
“Tortura nuk ka vend në Europë”, është mesazhi përmbyllës i deklaratës.




Leave a Reply