Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, vizitoi në Bradashesh të Elbasanit sipërmarrjen 'Çela Herbal', që grumbullon mbi 100 lloje bimësh medicinale me 400 fermerë dhe eksporton rreth 400 tonë në vit drejt Europës. Salla prezantoi mundësinë e kredisë së butë me Garanci Sovrane deri në 2 milionë euro, me interes 2–3%, si dhe kompensimin 10% të faturave për fermerët.
Burimi: Monitor




Leave a Reply