Edicioni i 25-të i festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale Kosova Kamerfest vazhdoi me koncertin e pestë, të titulluar “Fryma e shpirtit”, të mbajtur mbrëmjen e 12 tetorit në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë. Para publikut u ngjitën sopranoja Kaltrina Miftari dhe pianistja Lejla Pula, të cilat sollën një program që ndërthuri veprat e Chopin, Rachmaninoff dhe Poulenc me ariet e Puccinit, përfshirë “O mio babbino caro” dhe “Un bel dì vedremo”.

Burimi: KultPlus