Gjykata e Apelit në Amiens të Francës ka refuzuar kërkesën për lirim të biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri, i cili do të qëndrojë në paraburgim. Vendimi u mor të premten, vetëm tri ditë pas shqyrtimit të mëparshëm të kërkesës.

Beqiri kërkohet nga drejtësia shqiptare për hetimin e tenderave publikë, ndërsa të njëjtën ditë Dhoma e Hetimit në Amiens shqyrtoi në themel kërkesën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Biznesmeni ishte arrestuar në fund të korrikut, pasi kishte fluturuar me avionin e tij mbi centralin bërthamor të Penly-së.

Burimi: Top Channel