Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq një vajzë të akuzuar se vrau babanë e saj në banesën familjare në Patos, në korrik 2025.
Sipas akuzës, vrasja u krye duke i shtrënguar qafën me një lak teli, çka i shkaktoi asfiksi dhe vdekje të menjëhershme. Në gjyq është dërguar edhe nëna e vajzës, e akuzuar se pastroi vendin e ngjarjes dhe lau trupin e viktimës para mbërritjes së policisë, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
Përfundimi i hetimit u mbështet në ekspertizën mjeko-ligjore, këqyrjen e vendit dhe provat e tjera të mbledhura gjatë hetimeve.
Burimi: Report TV



