Të premten, më 23 tetor 2026, u ekstraduan në Kosovë dy shtetas të kërkuar me urdhërarreste ndërkombëtare, sipas njoftimit të Policisë.

Nga Mali i Zi u ekstradua shtetasi S.M., i kërkuar për përfshirje në veprimtari penale. Pas procedurave ligjore, ai u dorëzua në Qendrën Korrektuese në Prishtinë për të vuajtur dënimin.

Nga Gjermania u ekstradua shtetasi E.B., gjithashtu i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, i cili iu dorëzua njësive të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren për procedura të mëtejshme. Ekstradimet u realizuan nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë policore dhe institucionet e drejtësisë.

Burimi: PortaliFiks