Serbia shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit 2026 me një garë jashtëzakonisht të ngushtë mes dy blloqeve kryesore, sipas analizave të publikuara dy javë para ditës së votimit.
Sipas sondazhit të Institutit “Nova srpska politička misao” (NSPM) nga fillimi i shtatorit, lista e mbështetur nga studentët, “Studentët Fitojnë”, matet me rreth 44.4 për qind, ndërsa lista “Aleksandar Vučić – Serbia e Bashkuar” e partisës në pushtet SNS me rreth 41.7 për qind. Një sondazh tjetër i mëvonshëm konfirmon të njëjtin model, me një avantazh të ngushtë për listën studentore dhe rënie të numrit të të pavendosurve.
Analisti politik Gjorgje Vukadinoviç e përshkruan fushatën si një “atmosferë si referendum”, ku përqendrimi i mbështetjes rreth dy blloqeve kryesore e vështirëson garën për partitë më të vogla, përfshirë Partinë Socialiste të Serbisë të Ivica Daçiçit.
Zgjedhjet u thirrën nga presidenti Vuçiç në shtator 2026, pas valës së protestave studentore antikorrupsion që nisën pas shembjes së tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024. Studentët marrin pjesë në zgjedhje me bartës të fletëvotimit Ilija Srdanoviçin.
Burimi: Rks News




Leave a Reply