Eris Xhaja, i riu që u bë viral një ditë më parë pasi doli në protestë duke mbajtur në krah vajzën e tij 1-vjeçare, ka folur në një intervistë për “Shqipëria Live”, ku ka shpjeguar arsyen e gjestit të tij dhe i është përgjigjur komenteve në rrjetet sociale që e akuzonin se kërkonte të shuante protestën.
“E ndjeva detyrim si prind të dilja në atë protestë. Doja që kjo gjëja të mos vazhdonte më. Protesta të vazhdojë, por jo dhuna. E ndjeva si detyrim që të ndryshojmë strategjinë e protestës, në mënyrë që ky sistem të bjerë”, tha ai.
I riu tha se është ndjerë i baltosur në rrjete sociale: “Unë mendoj që mllefi i qytetarëve ka tejkaluar çdo gjë, saqë arriti të më baltosnin mua, në vend që të merreshin me kauzën.”
“Unë gjithmonë kam punuar kamarier. Për momentin jam pa punë. Po ndodh gjakderdhje, po dhunohen dhe masakrohen adoleshentë. Nuk duhet që ata të dhunohen”, u shpreh ai.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply