Dogana e Kosovës zbuloi 113 telefona mobilë të dyshuar si të kontrabanduar, gjatë një kontrolli të bërë mbrëmjen e 23 tetorit në një biznes që shet telefona, pas informacioneve operative.
Kontrolli u zgjerua edhe në një banesë pranë biznesit, ku dyshohej se fshiheshin telefonat. Markat përfshinin iPhone, Samsung Galaxy, Xiaomi, Redmi, POCO, Google Pixel, OnePlus dhe Huawei.
Personi përgjegjës nuk kishte dokumente për origjinën e ligjshme, importin e rregullt apo pagesën e detyrimeve doganore. Të gjithë telefonat u ndaluan, ndërsa i dyshuari u intervistua dhe u lirua me urdhër të prokurorit, për t’u proceduar në procedurë të rregullt.
Burimi: Gazeta Express



