Bordi i Paqes ka reaguar pas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke vlerësuar se ajo siguron mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë së misionit në Gazë.
Në njoftim theksohet se kontributi i Shqipërisë u shtohet atyre të Kosovës dhe Marokut, kontribute që konsiderohen të rëndësishme për avancimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, sundimit të ligjit dhe rindërtimit të Gazës.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së Shqipërisë u zhvillua në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Burimi: Telegrafi



