Bizneset në Maqedoninë e Veriut realizuan mbi 36 miliardë euro qarkullim gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës. Në total, 70.843 subjekte afariste realizuan qarkullim prej rreth 2,23 miliardë denarësh, ndërsa vlera e shtuar bruto arriti në rreth 8,49 miliardë euro.
Pjesën më të madhe të qarkullimit e zë tregtia me shumicë dhe pakicë, me 38,7 për qind, e ndjekur nga industria përpunuese me 24,5 për qind. Të dhënat tregojnë një ekonomi ku tregtia dhe prodhimi mbeten shtyllat kryesore të aktivitetit afarist në vend.
Burimi: TV21



