Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi administrim të përkohshëm në Alta Banka AD Manastir. Menaxhimin e bankës do ta marrin persona të caktuar nga Banka Popullore, me qëllim mbrojtjen e pasurisë dhe të interesave të kursimtarëve.
Personat fizikë do të mund të tërheqin maksimum 10.000 denarë në javë nga llogaritë e tyre, një kufi i caktuar duke pasur parasysh pagën mesatare në vend. Deri dje nga banka ishin tërhequr rreth 2 milionë euro, ndërsa ka blerës të interesuar për aksionet, nga vendi dhe nga jashtë.
Masa vjen pasi Banka Popullore e Serbisë i hoqi licencën Alta Banka AD Beograd, aksionere shumicë e bankës në Manastir. Guvernatori Trajko Sllaveski tha se masa është e përkohshme dhe jo për shkak të gjendjes financiare të bankës në Manastir.
Burimi: Telma



