Policia e Kosovës ka arrestuar në Deçan, rreth orës 23:40 të mbrëmjes së 27 tetorit, personin e dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim, u lokalizua dhe u arrestua pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët. Policia falënderoi qytetarët për bashkëpunimin e ofruar për lokalizimin e të dyshuarit.
Për veprimet e mëtejme procedurale do të veprohet në koordinim me organet kompetente të drejtësisë, ndërsa policia thotë se mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi: Gazeta Express



