Një anketë e publikuar nga Glas.mk dhe CRPC tregon një garë të ngushtë për kryetar të Komunës së Bërvenicës, në zgjedhjet e parakohshme lokale të 18 tetorit.

Sipas anketës, në krye të renditjes është Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE-ja me 31% të mbështetjes. Pas tij vijnë dy kandidatët shqiptarë: Jakup Huseini i VLEN-it me 25,8% dhe Arkin Jahiji i AKI-së me 25,2% – një diferencë prej vetëm 0,6 pikë përqindjeje mes tyre.

Më pas renditen Jovica Radeski nga LSDM-ja me 10,3% dhe Arife Idrizi me 1,3%, ndërsa 5,8% e të anketuarve janë të pavendosur.

Anketa është realizuar nga 2 deri më 5 tetor 2026, me 350 të anketuar nga të gjitha vendbanimet e Komunës së Bërvenicës. Rezultatet pasqyrojnë opinionin publik gjatë periudhës së hulumtimit dhe nuk përbëjnë parashikim përfundimtar të rezultatit zgjedhor.

Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë mbahen pas vdekjes së kryetarit të deritanishëm Ivica Ilievski më 23 qershor 2026. Në garë janë gjashtë kandidatë.

Burimi: anketa e Glas.mk dhe CRPC, përcjellë nga gjurme.info