Më shumë se tre vjet pas sulmit në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, organizata “Albanians for America” u bëri thirrje Uashingtonit dhe Brukselit që t’i kërkojnë Beogradit veprime të matshme për vënien para drejtësisë të përgjegjësve. Thirrja erdhi pasi Milan Radoiçiq, i cili ka pranuar se organizoi grupin e armatosur, u pa në një tubim të partisë në pushtet në Serbi, ku ishte i pranishëm edhe djali i presidentit Vuçiq. Organizata thekson se drejtësia për Banjskën nuk duhet të mbetet vetëm çështje deklaratash diplomatike.

Burimi: The Geopost