Inspektorati i Qytetit të Shkupit, bashkë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Inspektoratin e Komunës së Qendrës, zhvilloi një aksion të koordinuar në disa lokacione të kryeqytetit kundër shitësve ilegalë të rrugës.
Gjatë aksionit u larguan shitësit ilegalë pranë Qendrës Klinike, Tregut të Gjelbër dhe Bunjakovecit. Qëllimi është vendosja e rendit komunal dhe mbrojtja e hapësirave publike, ndërsa kontrollet e koordinuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Burimi: Alsat.mk



