Rreth mesditës së sotme, në kthesën e Poçemit në aksin Levan–Tepelenë, një automjet Audi doli nga rruga dhe u përplas me murin mbrojtës. Si pasojë u plagosën një nënë dhe vajza e saj, të cilat po marrin ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja dyshohet se humbi kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë, ndërsa rrethanat e plota po hetohen.
Burimi: RTSH



