Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se Kosova ka humbur 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk arriti t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave, afati i të cilave ishte fundi i qershorit të këtij viti.
“43,8 milionë euro Kosova ka humbur nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave për të cilat afati i fundit ishte qershori i këtij viti”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
Bajrami kujtoi se vendi më herët ka humbur edhe 613,4 milionë euro për shkak të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian.
Burimi: Gazeta Express



