Protesta e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në një luftë të vërtetë mes policisë dhe protestuesve, pasi situata doli thuajse jashtë kontrollit.
Ndërsa policia tentonte të përparonte, protestuesit hodhën molotovë mes efektivëve: dy efektivë të repartit “Shqiponjat” morën flakë për një moment, por fatmirësisht zjarri u shua shpejt.
Në një moment tjetër, dy efektivë u panë duke çaluar nga goditjet me gurë, ndërsa një tjetër polic shihet i gjakosur — disa efektivë mbetën të lënduar në këtë sulm të protestuesve.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply