Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe zona të tjera në Tiranë duken si në gjendje lufte: protestues të maskuar kanë sulmuar me gurë, pllaka trotuari, molotovë, llastiqe e sende të forta policinë, institucionet, bizneset private dhe çdo gjë tjetër të mundshme.

Në momentet e fundit, efektivët në bulevard kanë qenë në vështirësi përballë sulmeve të vazhdueshme me gurë — në grup kanë ngritur mburojat për t’u mbrojtur dhe kanë nisur tërheqjen graduale pas.

Burimi: Shqiptarja.com (Report TV)