Zef Brozi, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, ka reaguar sërish për protestat e dhunshme që po zhvillohen për të pestën ditë në vend.
Brozi u ka bërë thirrje protestuesve që të mbajnë larg kryedemokratin Sali Berisha dhe klanin e tij kriminal, që sipas tij synojnë të përgjakin përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten e tyre.
“Studentë dhe nxënës protestues — Mbani larg protestës suaj Sali Berishën dhe klanin e tij kriminal që don ta përgjakë përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten e tij! Jam me ju në kërkesat dhe të drejtat tuaja”, thuhet në reagimin e Brozit nga Uashingtoni.
“Protestoni, por mos digjni e shkatërroni shkolla e biznese! Mos digjni vendin tuaj që e doni më të mirë! Distancohuni nga provokatorët dhe persona që nuk kanë asgjë të përbashkët me ju.”
Më tej Brozi u ka bërë thirrje protestuesve që të shmangin aktet e dhunës, si dhe Qeverisë, Presidentit e Parlamentit që të marrin masa konkrete për zgjidhjen e kërkesave të studentëve.
Burimi: Report TV




Leave a Reply