Protestuesit e ditës së pestë të protestës në Tiranë janë zhvendosur në Bulevard, ndërsa përplasjet me efektivët e policisë kanë vazhduar me intensitet.

Sipas Report TV, të maskuarit kanë sulmuar me gurë, molotovë e fishekzjarrë ndaj policisë dhe Ministrisë së Arsimit. Efektivët kanë ndërhyrë me ujë e gaz lotsjellës, ndërsa në një rast është përdorur edhe fishek gome.

Protestuesit kanë ngritur barrikada me kangjella në rrugë, kanë shkulur pllaka trotuari e tabela dhe u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave.

Gjatë përplasjeve është djegur edhe kabina e rojës te Ambasada e Vatikanit — një tjetër incident i rëndë i ditës së pestë të protestave.

Burimi: Report TV