Disa protestues të rinj kanë marrë tasa me vete në protestën e ditës së pestë.

Ata shpjeguan gjatë intervistës për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, se pasi policia hedh granatën e gazit lotsjellës ata i vendosin tasin e madh të inoksit për të pasur mundësi ta largojnë.

“E mësuam duke parë në mjete rrethanore. Kur hedhin gaz policia e përdorim”, u shpreh njëri prej të rinjve.

Burimi: Top Channel