Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e saj legjislativ për vitet 2026–2028, i cili parashikon miratimin e 200 ligjeve në Kuvendin e Kosovës gjatë tre viteve të ardhshme.
Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, për vitin 2026 planifikohen ndryshime në Ligjin për Regjistrimin Bujqësor, si dhe ratifikimi i marrëveshjeve IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA 2026–2027.
Për vitin 2027, programi rikthen në agjendë disa nisma të rëndësishme: ligjin për hetimin e aksidenteve, mbrojtjen nga diskriminimi, ndryshimet në Ligjin për Lirinë Fetare në Kosovë dhe ligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve. Në vitin 2028 pritet projektligji për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin e automatizuar të të dhënave personale, si dhe rikthimi i Kodit Civil në procedurë parlamentare.
Publikimi i programit vjen pas zgjedhjes së presidentes së re dhe synon të rikthejë stabilitetin institucional pas gati dy vitesh bllokadë politike, gjatë të cilave procesi legjislativ mbeti thuajse i ngrirë.
Burimi: Rks News




Leave a Reply