Shkup, 10 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar koalicionin VLEN për heshtje dhe qëndrim pasiv përballë heqjes së gjuhës shqipe nga tabelat e rrugëve shtetërore në Maqedoninë e Veriut.
Sekretari organizativ i BDI-së, Nebi Rexhepi, deklaroi se përfaqësuesit e pushtetit po dështojnë në mbrojtjen e të drejtave kombëtare, ndërsa “çdo javë po shënohet një degradim i ri për shqiptarët”.
Sipas Rexhepit, eksponentët e VLEN-it po heshtin para humbjes së të drejtave të fituara me mund, ndërsa projektin e Korridorit 8 po e përdorin vetëm si pasarelë mediatike për t’u reklamuar para kamerave.
Ai u bëri thirrje partnerëve shqiptarë në qeveri që të mos ua shesin dështimet si suksese qytetarëve që i votuan, duke theksuar se shqiptarët nuk votuan që dikush t’u numërojë goditjet, por që t’u dalë zot.
Burimi: Zhurma.press / Tetova Sot




Leave a Reply