Nëpunës policorë të SPB-së së Shkupit kanë privuar nga liria shtatë persona, ndër ta edhe një të mitur, pasi te ta u gjetën dhe u sekuestruan lëndë narkotike.

Aksioni u zhvillua më 9 dhe 10 tetor në lokacione të ndryshme në Shkup. Të ndaluarit janë S.R. (29), V.G. (22), M.P. (32), M.H. (25), D.I. (19), E.R. (22) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi. Gjatë kontrollit te ta u gjetën marihuanë dhe një substancë pluhurore e bardhë.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Burimi: MPB.