Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3,4 për qind në vitin 2011 në 10 për qind në vitin 2024, sipas raportit të UNICEF-it për Kosovën.
Udhëheqësja globale e UNICEF-it për shëndetin mendor, Zeinab Hijazi, theksoi se vetëvrasja është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve te moshat 15–29 vjeç në nivel global.
Ajo bëri thirrje për më shumë investime në shërbimet e shëndetit mendor dhe për mbledhjen e të dhënave për identifikimin e të rinjve që kanë nevojë për mbështetje.
Burimi: Koha Ditore



