Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, u rrëzua të premten pasdite gjatë stërvitjes së ekipit të dytë në Säbener Straße dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Belgu 40-vjeçar vuante prej disa ditësh nga një infeksion viral — ai kishte humbur konferencën për shtyp para ndeshjes me Arsenalin të mërkurën.
Sipas mediave gjermane, gjendja e tij është stabile, ndërsa stërvitjet po menaxhohen përkohësisht nga stafi teknik i klubit.
Burimi: Bundesliga.com



