Në shtator të këtij viti në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 8 raste të reja me HIV/AIDS, të gjitha te burra, thuhet në buletinin e ri mujor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Katër nga të diagnostikuarit e rinj janë të moshës 30–39 vjeç, ndërsa nga një rast është regjistruar në grupmoshat 15–19, 20–29, 40–49 dhe 50–59 vjeç. Nga fillimi i vitit deri më 30 shtator janë regjistruar gjithsej 49 raste të reja. Që nga fillimi i regjistrimit në vitin 1987 e deri në shtator të këtij viti, numri i përgjithshëm i personave të regjistruar me HIV/AIDS ka arritur në 778.
Burimi: Portalb



