Për të pestin vit radhazi, shqiptarët renditen në vendin e parë për numrin më të madh të të dëbuarve nga Britania e Madhe, tregojnë statistikat zyrtare të Home Office-it britanik.

Për periudhën tetor 2025 – tetor 2026, plot 2,247 shtetas shqiptarë pa leje qëndrimi janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar, duke lënë pas rumunët, brazilianët, indianët dhe polakët.

Sipas të dhënave, shumica e të dëbuarve janë persona të dënuar për vepra penale, të cilët pas kryerjes së 40% të dënimit janë kthyer në Shqipëri me fluturime speciale. Rreth 80% e tyre ishin të përfshirë në trafikun e kokainës.

Shqiptarët përbëjnë gjithashtu grupin më të madh në mesin e personave të kthyer në kuadër të procedurave të azilit — 24% të totalit, ose 2,831 persona deri në mars 2026.

Burimi: kfvagency.com