Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë ka shënuar përshkallëzimin më të rëndë të ditës: rreth orës 15:20 protestuesit hedhin breshëri molotovësh, gurë dhe sende të forta drejt policisë. Forcat e rendit u kundërpërgjigjën me autobot me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Sipas raportimeve nga terreni, aktet e dhunës po kryhen nga një grup prej rreth 100 personash, kryesisht të rinj të maskuar, të cilët kanë shkulur edhe pllaka nga trotuari dhe i kanë hedhur drejt efektivëve. Pjesa tjetër e protestuesve vijon të qëndrojë më në distancë. Më pas, protestuesit u larguan nga Ministria e Arsimit dhe nisën marshimin drejt Kryeministrisë.




Leave a Reply