Profesori amerikan i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer, e ka vlerësuar pozitivisht kompromisin politik që çoi në zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një prononcim për mediat kosovare, Serwer tha se Bashkimi Evropian duhet t’i japë vlerësimet e veta për ligjin e ndryshuar të Speciales, në vend që ta refuzojë atë paraprakisht.

Sipas tij, legjislacioni i Kosovës synon ta sjellë Gjykatën Speciale më në përputhje me mandatin fillestar të saj, por problemi mbetet se Kosova nuk ka mënyrë ta zbatojë këtë legjislacion.

I pyetur nëse ligji do të pengojë rrugën e Kosovës drejt BE-së, Serwer u përgjigj: “Është në dorën e BE-së të vendosë për kriteret e anëtarësimit — përgjigjen duhet ta japë Brukseli”.

Burimi: kfvagency.com