Rroga mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut në gusht arriti në 48.733 denarë, ose 7,6 për qind më shumë krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Rroga bruto në gusht ishte 73.336 denarë. Rritjet më të mëdha në këtë periudhë u shënuan në furnizimin me ujë (11,9%), shërbimet administrative (10,7%) dhe industrinë përpunuese (9%), ndërsa krahasuar me muajin paraprak, rritja më e madhe u shënua në furnizimin me energji (5,4%).

Burimi: Portalb