Afro 20 mijë shtetas serbë janë regjistruar për të votuar në Bosnje e Hercegovinë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë, deklaroi konsulli i përgjithshëm i Serbisë në Banja Luka, Millosh Vujiq. Sipas tij, 90 për qind e të regjistruarve ndodhen në entitetin e Republikës Srpska. Votimi do të zhvillohet më 25 tetor në 27 vendvotime në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa afati për paraqitje skadoi më 3 tetor; votuesit duhet të kenë me vete letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme të Serbisë.
Burimi: Al Jazeera Balkans



