Rishikimi i buxhetit shkurtoi një pjesë të mjeteve nga linja kreditore e Bankës Evropiane të Investimeve për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Shkup. Ministri i Mjedisit, Muhamet Hoxha, siguroi se kjo nuk do të thotë mungesë mjetesh: pagesat deri në fund të vitit janë të mbuluara nga buxheti i ministrisë.
Aktualisht ujërat e zeza të kryeqytetit shkarkohen të patrajtuara drejtpërdrejt në Vardar. Stacione më të vogla janë ndërtuar në Saraj për Treskën dhe në Novo Sellë për Lepencin, për vendbanimet përreth.
Enti Shtetëror i Revizionit kishte gjetur se ndërmarrja Kolektor-Shkup në vitin 2024 faturoi vetëm 33% të ujit të pastruar të shkarkuar. E njëjta ndërmarrje kishte detyrime të akumuluara mbi 8 milionë euro dhe llogari të bllokuar që nga themelimi.
Burimi: Portalb.mk



