Nga 28 tetori, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund t’i kenë dokumentet personale — letërnjoftimin dhe patentë-shoferin — drejtpërdrejt në telefonin e tyre, në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve shtetërore.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila njofton se aplikacioni i ri do të lejojë ruajtjen e sigurt të dokumenteve personale në format digjital, me të njëjtën vlefshmëri ligjore si dokumentet fizike.
Sipas autoriteteve, sistemi përdor teknologji të avancuar të enkriptimit dhe verifikimit biometrik, duke garantuar sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve.
Ekspertët e fushës e vlerësojnë këtë hap si një nga reformat më të rëndësishme digjitale në vend vitet e fundit, që pritet të lehtësojë ndjeshëm jetën e përditshme të qytetarëve dhe të reduktojë burokracinë.
Burimi: pressonline.al




Leave a Reply