Reshjet me intensitet të lartë shkaktuan probleme sot në Vlorë, sidomos në zonat e Ujit të Ftohtë dhe Kalasë, ku uji me dhera e baltë doli në rrugë. Qarkullimi u vështirësua dhe drejtuesit u këshilluan për kujdes.

Në segmentin drejt Orikumit rruga u bllokua përkohësisht nga inertet. Edhe pse reshjet zgjatën pak minuta, ato mjaftuan të nxjerrin në pah problemet e njohura të kullimit në ato akse.

Burimi: Euronews Albania