Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, reagoi për protestat masive në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Itali e Portugali, duke deklaruar se ato po ngrenë shqetësime serioze për të drejtat e njeriut.
Në një deklaratë, Türk bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës, duke nënvizuar se dialogu mes palëve është rruga më e mirë dhe e vetme përpara. Ai përkrahu të drejtën për të protestuar paqësisht, por dënoi qartazi dhunën dhe vandalizmin ndaj pronës publike e private.
“Jam i shqetësuar nga raportet për përdorim të panevojshëm dhe të tepërt të forcës kundër protestuesve, përfshirë fëmijët”, tha Türk, duke kërkuar hetim të menjëhershëm, efektiv dhe të pavarur për çdo akuzë për përdorim të paligjshëm të forcës policore, me llogaridhënie dhe mjete efektive juridike për viktimat.
Ai gjithashtu u bëri thirrje shteteve të angazhojnë protestuesit, veçanërisht të rinjtë, në një dialog kuptimplotë e konstruktiv, si dhe të ndërmarrin hapa konkretë për adresimin e shqetësimeve legjitime mbi arsimin, shërbimet publike, strehimin, koston në rritje të jetesës dhe pabarazinë.
Burimi: shqiptarja.com




Leave a Reply